Një konflikt mes disa të miturve në zonën e Bathores ka rezultuar në plagosjen e pesë personave me thikë. Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 18:30 në Pedonalen e Bathores.
Të plagosurit, të cilët kanë pësuar dëmtime të lehta, aktualisht ndodhen në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën, sipas konfirmimit të policisë.
Shërbimet e Komisariatit Nr. 5 kanë shoqëruar persona të dyshuar për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të konfliktit.
Autoritetet pritet të japin detaje shtesë pas përfundimit të hetimeve fillestare.