Trump: Lindja e Mesme të luftojë kaosin me paqe
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u ka bërë thirrje të gjitha vendeve të Lindjes së Mesme që t’i japin fund armiqësive mes tyre.
Sipas Trump, paqja është zgjidhja e vetme për të dalë nga kaosi në të cilin ndodhet rajoni.
Ai shtoi se vendet e këtij rajoni duhet të jenë miq dhe partnerë, në vend që të jenë armiqësore.
“Së bashku mund të ngriheni në këmbë kundër kaosit, që kërcënon interesat tuaja, dhe të shpalosni mundësitë e mëdha të të gjithë popujve të këtij territori,” theksoi Trump.