Trump: Irani do të bëjë marrëveshje, paqja në Gaza varet nga SHBA
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë një takimi me presidentin egjiptian Abdel Fattah al Sisi, u shpreh se beson që Irani do të kërkojë të arrijë një marrëveshje.
“Mendoj se Irani do të vijë të firmosë marrëveshjen, ata janë goditur dhe plagosur,” tha Trump. Ai shtoi: “Sinqerisht, nëse nuk do t’i kishim goditur me armën bërthamore, nuk mendoj se do të kishit qenë në gjendje të kishit këtë marrëveshje të jashtëzakonshme që ndodh vetëm një herë në jetë.”
Trump përmendi gjithashtu një deklaratë të Iranit, ku theksohej se e mbështet me gjithë zemër këtë marrëveshje.
Lidhur me fillimin e bisedimeve për implementimin e pjesës së dytë të planit të tij të paqes, Trump deklaroi përpara gazetarëve se ato tashmë kanë filluar “për sa na përket neve”, duke shtuar se “fazat janë paksa të përziera me njëra-tjetrën”.