Botaneutrale

Presidenti i Madagaskarit: Në vend të sigurt pas atentatit

Presidenti i Madagaskarit, Andry Rajoelina, në një mesazh të hënën mbrëma, ka bërë thirrje për “respektim të kushtetutës” pas veprimeve të ushtrisë përkrah protestuesve antiqeveritarë gjatë fundjavës.

Në një adresim publikuar në mediat sociale, Presidenti Rajoelina ka deklaruar se ndodhet “në një vend të sigurt” pas një “atentati” ndaj tij, duke mos ofruar detaje të mëtejshme.

“Ekziston vetëm një mënyrë për të zgjidhur këto probleme dhe kjo është të respektohet kushtetuta që është në fuqi në vend,” ka theksuar ai, duke refuzuar në këtë mënyrë kërkesën e protestuesve për dorëheqje.

Më herët, agjencia Reuters raportoi se presidenti i Madagaskarit ishte larguar nga vendi me një aeroplan ushtarak francez, sipas udhëheqëses së opozitës Siteni Radrianasoloniaiko dhe një burimi ushtarak të paidentifikuar.

Lini një Përgjigje