Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur lavdërime për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke e cilësuar atë si “një frymëzim për të gjithë ne”. Trump vlerësoi Melonin për punën e saj të jashtëzakonshme për Italinë.
“Meloni, Kryeministrja e MADHE e Italisë, ka shkruar një libër të ri. Giorgia po bën një punë të pabesueshme për popullin e mrekullueshëm të Italisë. Ajo është frymëzim për të gjithë,” shkroi miliarderi amerikan në platformën e tij sociale Truth Social.
Postimi i Trump shoqërohej me një imazh të kopertinës së librit të Melonit, i cili sapo ishte përkthyer në anglisht. Trump gjithashtu theksoi se Meloni gëzon një respekt të gjerë në Itali dhe është një figurë politike mjaft e suksesshme.