Parashikimi i motit: Mërkurë – Kthjellime me reshje të pakta

Dita e mërkurë do të dominohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti pritet të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta, të cilat mund të bëhen mesatare herë pas here në zonat kodrinore dhe malore gjatë mesditës dhe pasdites. Në mbrëmje, pritet një shtim i vranësirave.

Në zonat malore të larta, sidomos në pjesën lindore të territorit, mund të ketë reshje shiu me intensitet të ulët.

Era do të fryjë e lehtë, me drejtim verilindje-veriperëndim, dhe me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s.

Valëzimi në Detin Adriatik dhe Detin Jon do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Scroll to Top