Ushtria izraelite njoftoi se një nga trupat e dorëzuar nga Hamasi nuk përputhet me asnjë nga pengjet e identifikuar. Ky konstatim u bë pas ekzaminimeve nga Instituti Kombëtar i Mjekësisë Ligjore.
Autoritetet izraelite theksuan se “Hamasi kërkohet të bëjë të gjitha përpjekjet e nevojshme për të kthyer pengjet e ndjera”.
Ndërkohë, grupi militant palestinez ka dorëzuar të gjithë pengjet e gjalla pas firmosjes së marrëveshjes, ndërsa Izraeli ka kërkuar edhe kthimin e trupave të pengjeve të vrarë.