Biznesmeni Elman Abdule është paraqitur sot në ambientet e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
Abdule është marrë i pandehur në dosjen e ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku akuzohet për pastrim parash.
Pak ditë më parë, biznesmeni Elman Abdule bëri rekurs në Gjykatën e Lartë kundër masës së arrestit shtëpiak, e cila u vendos ndaj tij me kërkesë të SPAK.