Autoritetet italiane kanë shkatërruar një organizatë kriminale ndërkombëtare të trafikimit të kokainës. Giuseppe Grillo, i njohur si “koka” e rrjetit, i cili sillte kokainë nga Peruja drejt Italisë, është arrestuar. Hetimet zbuluan se Grillo është kunati i një figure të njohur të mafies italiane, i lidhur me organizatën “Ndrangheta”.
Gjatë operacionit, janë arrestuar 13 persona, ndërsa 3 të tjerë janë nën masën e sigurisë së arrest shtëpiak. Grupi kriminal dyshohet se ka trafikuar rreth 655 kg kokainë brenda Italisë gjatë viteve 2020-2021, duke përfituar rreth 18 milionë euro. Paratë e përfituara thuhet se janë pastruar përmes një sistemi bankar kinez.
Droga vinte nga Amerika e Jugut, dhe Grillo e blinte nga një trafikant shqiptar me pseudonimin “Berlusconi” ose “Andreotti”. Grupi kishte disa pika veprimtarie në jug të Milanos, duke përdorur restorante, bare dhe apartamente si vende për shkëmbim dhe ruajtje të lëndës narkotike.
Janë identifikuar anëtarët e grupit kriminal, përfshirë:
- Giuseppe Grillo (“Putin”)
- Antonio Barbaro
- Bartolo Bruzzaniti
- Simone Bartiromo
- Michele Papalia
- Francesco Varacalli
- Giuseppe Varacalli
- Salvatore Caravaglia
- Antonio Santo Perre
- Luigi Marando
- Ivan Reale
- Calafino Antonio Caruso