Analisti Genc Burimi ka analizuar zhvillimet politike në Francë, duke theksuar një tendencë drejt evitimit të krizës politike. Sipas tij, është bërë një pakt mes presidentit Macron dhe kryeministrit Lecornu, i cili lidhet me tërheqjen e reformës së pensioneve.
Ky pakt, nëse realizohet nga qeveria e Macron, do të sjellë mbështetjen e opozitës socialiste, si dhe të dy ekstremeve, të djathtës dhe të majtës, për të mos votuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë. Burimi sqaroi se ky pakt u finalizua ditën e djeshme dhe nesër pritet numërimi i votave për mocionin e mosbesimit.
Duke u bazuar në këtë situatë, analisti parashikoi se nuk do të ketë mjaftueshëm vota për të rrëzuar qeverinë, për shkak të mosangazhimit të Partisë Socialiste në këtë nismë. Ai shtoi se askush nuk mund ta detyrojë Macronin të bëjë kompromise kundër vullnetit të tij, duke sjellë një paralele me situatën në Shqipëri për postin e presidentit.
Gjithashtu, Burimi nënvizoi se nuk ka asnjë arsye për dorëheqjen e Emmanuel Macron.