Takimi Putin-Al-Shaara: Marrëdhëniet Siri-Rusi pas Asadit

Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed Al-Shaara, zhvilloi një takim në Moskë me presidentin rus Vladimir Putin. Ky takim shënoi kontaktin e parë mes dy liderëve pas rrëzimit të Bashar al-Assad. Putin, i cili kishte ofruar mbështetje të fortë paraardhësit të Al-Shaara, deklaroi se marrëdhëniet ruso-siriane, që datojnë prej më shumë se 80 vitesh, nuk varen nga rrethanat politike.

“Gjatë këtyre dekadave, ne gjithmonë jemi udhëhequr nga një gjë: interesat e popullit sirian,” tha udhëheqësi rus, duke e cilësuar përmbysjen e regjimit të Asadit si një sukses të madh dhe një hap drejt konsolidimit shoqëror.

Putin përmendi gjithashtu se zgjedhjet e fundit parlamentare në Siri pritet të forcojnë bashkëpunimin mes forcave politike të vendit.

Scroll to Top