Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, ka ushtruar të drejtën e vetos për të bllokuar një raund të ri sanksionesh të Bashkimit Europian kundër Rusisë. Ky veprim paraprin një diskutim të pritur me tensione gjatë samitit të javës së ardhshme.
Paketa e propozuar prej gati një muaji, e cila synon sektorin e gazit natyror të lëngshëm rus, infrastrukturën e naftës, platformat e kriptomonedhave, si dhe lëvizjen e diplomatëve rus brenda bllokut, ka hasur në kundërshtimin e Ficos.
Kryeministri Fico ka bërë të qartë pas një bisede me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, se nuk është i interesuar për paketa të reja sanksionese kundër Rusisë.
“Nuk jam i interesuar të merrem me paketa të reja sanksionesh kundër Rusisë derisa të shoh, në përfundimet e samitit, udhëzime politike për Komisionin Evropian se si të adresohet kriza në industrinë e automobilave dhe çmimet e larta të energjisë që po e bëjnë ekonominë evropiane plotësisht jokonkurruese,” deklaroi Fico të mërkurën.