Dita e enjte do të karakterizohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Në fillim parashikohen kthjellime kryesisht në veri, ndërsa më pas pritet një shtim i vranësirave mesatare deri të dendura.
Reshjet e shiut pritet të jenë prezente në orët e mëngjesit në jug dhe gradualisht do të vazhdojnë në mënyrë të herëpashershme me intensitet të ulët në shumicën e territorit.
Lokalisht mund të ketë reshje shiu me intensitet deri mesatar, në formën e shtrëngatave të shkurtra.
Era do të fryjë kryesisht nga lindja me një shpejtësi mesatare prej 7m/s. Në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare, era mund të arrijë shpejtësi deri në 16m/s.
Valëzimi në Detin Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3 ballë.
