Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-shefin e policisë rrugore Roven Zeka. Bashkë me të, të pandehur janë edhe ish-zyrtarët Sokol Novaku dhe Edison Tabaku.
Gjithashtu, nën akuzë për korrupsion janë edhe Ergest Vrioni dhe Bledi Belba.
Dosja do të gjykohet në seancë paraprake nga gjyqtarja Irena Gjoka.
Kujtojmë se Roven Zeka ishte marrë në arrest shtëpie më 14 korrik, pasi kishte kërkuar një masë më të butë sigurie për shkak të një dëmtimi të pësuar gjatë rrëzimit në paraburgim. Gjykata e Posaçme e kishte pranuar kërkesën e tij pas marrjes së përgjigjes nga ekspertiza mjekësore lidhur me gjendjen e ish-zyrtarit policor.