Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka njoftuar heqjen simbolike të pagesës në Rrugën e Kombit për datën 17 Tetor, ditën kur në Tiranë do të zhvillohet një protestë për mbështetjen e komandantëve të UÇK-së.
Ky vendim, sipas postimit të Ballukut në rrjetet sociale, synon të mbështesë protestën me moton “Liria ka emër – Drejtësi për çlirimtarët”.
Megjithatë, veprimi i heqjes së taksës vetëm për një ditë është parë si një kujtesë për qytetarët e Kosovës lidhur me vendosjen e saj nga qeveria shqiptare, pavarësisht se rruga ishte financuar nga taksat e qytetarëve të Shqipërisë.
Ky akt ka nxitur komente mbi hipokrizinë e qasjes së qeverisë ndaj Kosovës, duke e konsideruar si një mjet për ambicie personale.