Trump: SHBA nuk do të hyjë në Gaza kundër Hamasit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara nuk do të angazhohen drejtpërdrejt në operacione ushtarake kundër lëvizjes palestineze Hamas në Rripin e Gazës. Sipas tij, këto veprime do të kryhen nga aktorët rajonalë.
Gjatë një takimi me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trump u shpreh: “Dikush do të hyjë në enklavën palestineze, por nuk do të jemi ne. Ka njerëz shumë afër dhe ata mund ta përballojnë shumë lehtë.”
Ai shtoi gjithashtu se këso lloj hapash do të zbatoheshin nën mbikëqyrjen e Shteteve të Bashkuara.