Plagosje në Rinas: Një person arrestuar, autori në kërkim
Policia ka bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur dje në mbikalimin e Rinasit, ku si pasojë e të shtënave mbeti i plagosur një person dhe u dëmtua një tjetër.
Një person është arrestuar, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Personi nën arrest, Josif Mena, është vëllai i autorit të dyshuar dhe pronar i mjetit me të cilin u larguan autorët.
Autori i dyshuar, me inicialet G.M., 32 vjeç nga Domja, vijon të jetë në kërkim.
Gjatë kontrollit të mjetit të autorëve, u gjet një gëzhojë, ndërsa në banesën e njërit prej tyre u sekuestrua arma e zjarrit.
Sipas të dhënave paraprake dhe dëshmive të marra, sherrri mes të rinjve ishte i çastit dhe kishte motive banale.
Si pasojë e të shtënave, mbeti i plagosur në këmbë Fabjo Arifaj, ndërsa shoku i tij, Grisjan Latifaj, u dëmtua me sende të forta.