Zgjedhjet Lokale 9 Nëntor: Thirrje BE për Forcat Politike
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, u ka dërguar një mesazh të qartë forcave politike të vendit. Ai ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për reformën zgjedhore dhe për përmbushjen e detyrimeve në procesin e integrimit europian.
Gjatë një aktiviteti publik, Gonzato nënvizoi se Bashkimi Europian inkurajon një proces gjithëpërfshirës dhe transparent, ku përfshihen të gjitha forcat politike dhe institucionet përgjegjëse për ndryshimet zgjedhore.
Ai shtoi: “Të fuqizohet transparenca. Mbështesim KQZ në procesin e digjitalizimit. Digjitalizimi sjell edhe mundësi për manipulim. BE është rregullore për transparencën e reklamat politike. Së shpejti do të ngrihet komisioni për reformën zgjedhore”.