Një aksident automobilistik ka ndodhur pas mesnate në Sarandë. Një automjet me targa greke, tip “Chevrolet”, humbi kontrollin në rrugën “Lefter Talo” përballë një hoteli dhe u përplas fillimisht me një shtyllë elektrike, duke përfunduar i përmbysur.
Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shërbimet e qarkullimit rrugor, të cilët shkuan menjëherë në vendngjarje, kryen testin e alkoolit për drejtuesin e mjetit, 18-vjeçarin Aleksandro Gunella. Testi rezultoi pozitiv, me 0.58 mg/l dhe më pas 0.62 mg/l.
Për këtë arsye, policia ka arrestuar 18-vjeçarin Aleksandro Gunella.
