Moisiu: Komandantët e UÇK kryen detyrën më të lartë historike
Ish-Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ishte një nga folësit në protestën e zhvilluar në Tiranë, e cila kërkonte drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Moisiu deklaroi se komandantët e UÇK-së kanë kryer “detyrën më të lartë që njeh historia”. Ai shtoi: “Jemi mbledhur për të mbrojtur dinjitetin tonë kombëtarë, përballë padrejtësiv që po u bëhet bijëve më të mirë të Kosovës. Çlirimtarëve që luftuan për lirinë e vendit të tyre.”
Duke iu referuar vizitës së tij në Hagë në vitin 2022, ku takoi personalisht Presidentin Thaçi, Kadri Veselin, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimin, Moisiu tha: “Aty unë e pashë që këta burra nuk ishin të frikësuar. Ata ishin të qetë e të gatshëm për të sakrifikuar. Ata nuk kanë kryer krime, por kanë bërë detyrën më të lartë që njeh historia bashkohore, çlirimin e Kosovës dhe mbrojtjen e popullit të vet.”