Protestë në Tiranë për çlirimtarët e Kosovës
Një protestë madhështore u mbajt në Sheshin “Skënderbe” të Tiranës kundër padrejtësive të pretenduara nga Gjykata Speciale e Hagës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sheshi kryesor i kryeqytetit shqiptar ishte mbushur me qytetarë që shprehën solidaritetin e tyre me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, duke kërkuar drejtësi për luftën çlirimtare të Kosovës.
Në mesin e pjesëmarrësve ishte edhe djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti, së bashku me figura të njohura nga jeta publike dhe politike shqiptare.
Protesta, me moton “Drejtësi për çlirimtarët”, u zhvillua në një atmosferë të qetë, me thirrje për unitet kombëtar përballë padrejtësive kundër historisë së luftës së Kosovës, sipas organizatorëve.