ArkivaLajmeneutrale

Tubim Për UÇK në Tiranë Mbyllur

Protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në sheshin Skëndërbej në Tiranë është mbyllur.

Në tubimin “LIRIA KA EMËR” morën pjesë figura politike të Kosovës dhe deputetë të Partisë Socialiste nga Shqipëria.

Nga sheshi Skëndërbej mbajtën fjalë ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, Kreu i BDI-së Ali Ahmeti dhe Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.

Të pranishëm ishin gjithashtu studentë nga Kosova, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi dhe figura të tjera të njohura në Kosovë.