Manastirliu shpjegon mungesën e Ramës në protestën për UÇK
Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, ishte e pranishme në protestën në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila u zhvillua në kryeqytet.
Manastirliu, në një deklaratë për A2CNN, u shpreh: “Jam këtu si qytetare e Tiranës. Të gjithë këtu jemi për një qëllim, ‘Liria ka një emër’ dhe ky emër është Ushtria Çlirimtare e Kosovës.”
Lidhur me pyetjen për mungesën e Kryeministrit Edi Rama në protestë, Manastirliu u përgjigj: “Pjesëmarrja në tubim, siç ka theksuar edhe kryeministri, është e lirë. Unë kam një lidhje personale me Kosovën, pasi gjyshja ime nga ana e babait është nga Gjakova, prandaj vlerësova të isha e pranishme.”