aksidentLajmeneutrale

Aksident në Durrës: Të plagosur, dyshohet viktima

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në zonën e mbikalimit të Plepave në Durrës.

Si pasojë e përplasjes, disa persona kanë mbetur të plagosur.

Informacionet paraprake bëjnë me dije se një automjet është përplasur dhe ka përfunduar në korsinë e kundërt të lëvizjes.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ambulanca.

Mësohet se dyshohet të ketë edhe viktima.

Lajmi është në përditësim.