Plagosje Rinas: Arrestohet një person, autori në kërkim
Plagosja tek mbikalimi i Rinasit, arrestohet një person, autori ende në kërkim
Zbardhet plagosja e djeshme në mbikalimin e Rinasit. Policia ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.
Mësohet se në pranga është vënë Josif Mena, vëllai i autorit dhe pronari i makinës me të cilën u larguan autorët, ndërsa në kërkim vijon të jetë vëllai i tij, i identifikuar si autori kryesor, me iniciale G.M., 32 vjeç, banues në Domje.
Në mjetin e autorëve u gjet një gëzhojë, ndërsa në banesën e njërit prej tyre u gjet arma e zjarrit.
Sipas të dhënave dhe dëshmive të marra, konflikti mes të rinjve ka qenë i çastit dhe për motive banale.
Si pasojë e të shtënave, mbeti i plagosur në këmbë Fabjo Arifaj, ndërsa shoku i tij, Grisjan Latifaj, u dëmtua me sende të forta.