Zbardhet diskutimi në Shtëpinë e Bardhë: Zelensky ofron dronë për raketa Tomahawk, Trump paralajmëron përshkallëzimin e luftës.
Diskutimet mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, kanë filluar në Shtëpinë e Bardhë. Zelensky ka sugjeruar se Ukraina mund t’i ofrojë Shteteve të Bashkuara “mijëra dronë” në këmbim të lejimit për përdorimin e raketave Tomahawk.
“Kjo është arsyeja pse mund të punojmë së bashku, ku mund të forcojmë prodhimin amerikan,” tha ai.
Nga ana tjetër, Trump u shpreh i interesuar për dronët ukrainas, duke theksuar se edhe pse SHBA-të posedojnë shumë dronë dhe i prodhojnë vetë, ato gjithashtu blejnë dhe Ukraina ka prodhime “cilësore”.
Megjithatë, Trump shtoi se një sulm i Ukrainës thellë brenda Rusisë do të përfaqësonte një përshkallëzim të luftës.
Presidenti amerikan u pyet nëse administrata e tij do të lejonte Kievin të kryente sulme të tilla, ndërsa u përgjigj duke thënë se “do të flasim për këtë”.