Izraeli vret 11 persona në Gaza, Hamas dënon “masakrën”

Izraeli vazhdon luftën, 11 viktima nga sulmi ndaj një mjeti

Njëmbëdhjetë anëtarë të një familjeje humbën jetën pasi Izraeli sulmoi një automjet në Zeitun, në qytetin e Gazës. Sipas pretendimeve izraelite, automjeti po kalonte të ashtuquajturën “vijë e verdhë”, e cila përcakton zonat nën kontrollin ushtarak izraelit.

Hamasi e dënoi ngjarjen, duke e cilësuar si një “masakër” dhe duke theksuar se familja u shënjestrua pa asnjë justifikim. Grupi bëri thirrje për presion ndaj Izraelit nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe ndërmjetësit e tjerë, me qëllim respektimin e marrëveshjes së armëpushimit.

Sipas raportimeve të Al Jazeera, numri i viktimave nga ana izraelite arrin në 28 persona që nga hyrja në fuqi e armëpushimit.

Scroll to Top