Avokati arrestohet pasi kërcënoi prokurorin në sallën e gjyqit
Avokati U. Barjami u arrestua të shtunën pasi kërcënoi një prokuror gjatë një seance gjyqësore. Ngjarja ndodhi gjatë procesit gjyqësor ndaj Maksim Lika, i njohur edhe me nofkën “Suci”, të cilin Barjami e përfaqësonte ligjërisht.
Maksim Lika ishte ndaluar më parë gjatë një aksioni policor të zhvilluar në Elbasan dhe dyshohet për lidhje me persona të përfshirë në veprimtari kriminale, përfshirë Emiljano Shullazin.