Sulm i Pentagonit ndaj anijes droge, 3 të vdekur

SHBA/ Pentagoni sulmon një anije tregtare droge, tre të vdekur

Forcat amerikane kanë kryer një sulm ndaj një anijeje që transportonte lëndë narkotike, sipas Pentagonit. Ministri i Mbrojtjes, Pete Hegseth, bëri të ditur se gjatë operacionit humbën jetën tre persona.

“Anija ishte identifikuar nga shërbimet e inteligjencës si pjesë e rrjeteve të trafikut të paligjshëm të drogës, përdorte një rrugë të njohur për kontrabandë dhe transportonte sasi të konsiderueshme narkotikësh,” shkroi Hegseth në platformën X (ish-Twitter).

Në postimin e tij, Hegseth shtoi: “Më 17 tetor, me urdhër të Presidentit Trump, Departamenti i Luftës kreu një sulm vdekjeprurës kinetik ndaj një mjeti lundrues të lidhur me Ejército de Liberación Nacional (ELN), një Organizatë Terroriste e Shpallur, që operonte në zonën e përgjegjësisë së USSOUTHCOM.”

Scroll to Top