Hungaria heq bllokimin e sanksioneve kundër Rusisë, Sllovakia pengon

Hungaria nuk do të pengojë paketën e re të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë

Hungaria zyrtare nuk synon të bllokojë paketën e 19-të të sanksioneve të Bashkimit Evropian (BE) kundër Rusisë, pasi ka arritur të heqë të gjitha dispozitat me të cilat nuk pajtohet.

“Nuk kemi plane ta bllokojmë këtë. Kemi arritur të eliminojmë të gjitha masat që janë në kundërshtim me interesat tona kombëtare”, tha ministri i Jashtëm hungarez, Péter Szijjártó.

Ndërkohë, vihet re se Sllovakia ende po pengon miratimin e kësaj pakete të re sanksionese. Publikimi vë në dukje se në samitin e Bashkimit Evropian të enjten, udhëheqësit e BE-së pritet të përpiqen të bindin kryeministrin sllovak, Robert Fico, që ta miratojë paketën.

Të hënën, shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, u shpreh se ministrat e jashtëm të bllokut kanë në plan të fillojnë punën për paketën e 20-të të sanksioneve menjëherë pasi të jenë finalizuar sanksionet e 19-ta.

Scroll to Top