Procesi i Berlinit në Londër: Rama merr pjesë, diskutohet agjenda

Procesi i Berlinit në Londër: Zbardhet Agjenda, i Pranishëm edhe Rama

Samiti i radhës i Procesit të Berlinit, ku do të marrin pjesë 6 liderë të Ballkanit Perëndimor, mbahet sot në Londër. Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në kryeqytetin britanik që prej ditës së djeshme, do të jetë gjithashtu i pranishëm.

Ai do të marrë pjesë në disa panele diskutimi, sipas axhendës së publikuar.

Agjenda:

  • 14:20 – Mbërritja e delegacionit shqiptar dhe pritja nga Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.
  • 14:30 – Pritje nga Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar në Leaders Lounge.
  • 14:45 – Foto Familjare.
  • 15:00 – Seanca Plenare e Procesit të Berlinit.
  • 15:10 – Paneli i liderëve të Ballkanit Perëndimor me temën: “Ambicia dhe Vizioni Strategjik”. Kryeministri Edi Rama do të mbajë një fjalë.
  • 15:40 – Paneli i liderëve të Ballkanit Perëndimor për temat që lidhen me: Rritjen, Migrimin dhe Sigurinë. Edhe në këtë panel, Kryeministri Edi Rama do të ketë një fjalë.
  • 16:00 – Mbyllja e seancës plenare.
Scroll to Top