Protestë kundër azilkërkuesve në Irlandë, makina të djegura dhe sulme ndaj policisë.
Mbrëmjen e djeshme, protestues kundër emigrantëve u mblodhën në jugperëndim të Dublinit, duke u shprehur kundër azilkërkuesve të strehuar në një hotel. Rreth 2 mijë persona morën pjesë në këtë protestë, ku pati incidente të dhunshme.
Gjatë protestës, një furgon policie u dogj dhe oficerët u sulmuan me sende të forta si shishe dhe tulla, si dhe me fishekzjarre.
Kjo protestë u nxit nga arrestimi i një azilkërkuesi 26-vjeçar, i cili akuzohet për sulm seksual ndaj një vajze 10-vjeçare pranë vendit të ngjarjes.
Autoritetet raportuan se turma mbante flamuj irlandezë dhe slogane me mesazhe anti-emigrantë, siç ishin “Nxirrini jashtë!” dhe “Jetët irlandezë kanë rëndësi”.
