Berisha akuzon Zheni Gjergjin për shkelje besimi

Berisha: Zheni Gjergji shkeli besimin e demokratëve!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se ish-deputetja e PD-së, Zheni Gjergji, ka shkelur besimin dhe mbështetjen e qytetarëve që e votuan si përfaqësuese në parlament, duke pranuar emërimin si drejtoreshë e spitalit të Elbasanit.

“Kjo nuk është një raport i këtyre individëve me Sali Berishën, por me ata që i kanë votuar dhe mbështetur. Një gjë mund të them: për Berishën, të gjithë ata që shkelmojnë mbi atë besim dhe mbështetje janë automatikisht jashtë kësaj force politike, sepse 99.9% të atyre që i kanë mbështetur janë të papunë, në kushte të vështira, por nuk ikin. U kanë shërbyer këtyre shumë pak, 3-4 veta gjithsej. Kështu që, marrin një vendim, kalojnë në partinë e krimit, të cilës i përkasin dhe vetëm kaq. Ky është komenti jo vetëm për të, por për të gjithë ata, 3-4 janë gjithsej në Shqipëri, mund të ketë edhe më shumë”, tha Berisha.

Më parë, Gjergji kishte deklaruar se kishte pranuar postin e drejtoreshës së spitalit për shkak të thirrjes profesionale si mjeke. Në një status në rrjetet sociale, ajo theksoi se “është mjeke” dhe se shëndetësia kishte nevojë për njerëz që e njihnin sistemin.

Scroll to Top