Manastirliu vijon fushatën në Tiranë pas pezullimit të zgjedhjeve

Zgjedhjet për Tiranën u pezulluan, por Manastirliu vijon fushatën

Megjithëse Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin për mbajtjen e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës, dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndërpreu përgatitjet për procesin zgjedhor të planifikuar për datën 9 nëntor, kandidatja socialiste Ogerta Manastirliu ka vijuar fushatën elektorale në kryeqytet.

Manastirliu zhvilloi një bashkëbisedim me gra dhe vajza të Kasharit, ku ndau vizionin e saj për zhvillimin e kryeqytetit, duke theksuar veçanërisht kujdesin social dhe fuqizimin e rolit të gruas në komunitet.

Gjatë takimit, Manastirliu prezantoi vizionin “Tirana 2030”, i cili synon t’u kushtojë vëmendje familjeve dhe të mbështesë e fuqizojë rolin e gruas. Ajo theksoi se plani i saj i propozuar mbështetet në forcën e grave dhe vajzave, të cilat përfaqësojnë qendrën e çdo ndryshimi që ndodh në qytet, si në familje, ashtu edhe në punë dhe në komunitet.

Scroll to Top