Dy shqiptarë të kërkuar ndërkombëtarisht arrestohen në Angli

Në Angli janë arrestuar dy shtetas shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar me kartela të kuqe nga Interpoli.

Dy shqiptarët, të cilët rezultojnë të jenë kërkuar nga Shqipëria dhe Gjermania, janë vënë në pranga në Britaninë e Madhe. Sipas dokumenteve të gjykatës së ekstradimeve në Londër, njëri prej tyre është Eduart Elezi, 28 vjeç. Gjermania kishte lëshuar një fletë-arresti ndërkombëtar ndaj tij, e cila u ekzekutua nga skuadra e ekstradimeve pranë Metropolitan Police në Londër. Elezi akuzohet si i përfshirë në kultivimin e kanabisit. Seanca e ardhshme për ekstradimin e tij është planifikuar për datën 16 shkurt 2026.

Në të njëjtën gjykatë është paraqitur edhe një tjetër shqiptar, Xhuljano Hoxha, 30 vjeç. Ai është kërkuar nga zyra e Interpol Tiranës dhe u arrestua gjithashtu nga Metropolitan Police në Londër. Hoxha dyshohet se është përfshirë në kultivimin e kanabisit edhe sipas drejtësisë shqiptare. Para se të procedohet me ekstradimin, më 20 nëntor 2025, Hoxha do të marrë vesh masën e dënimit nga gjykata e Manchesterit për një krim të kryer në shtetin anglez.

Scroll to Top