Berisha: Paketa e Maleve është Plaçkitje dhe Krim

“`html

Berisha: Paketa e maleve është plaçkitje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për shtyp të mbajtur në selinë e partisë, u ndal te “paketa e maleve” që po prezantohet nga kryeministri Edi Rama. Ai u bëri thirrje investitorëve të mos ndërhyjnë në pronën e të tjerëve, duke theksuar se kjo sjellje nuk është morale.

“Tani, për sa i përket paketës së maleve, ajo është një plaçkitje e madhe që po bëhet. Edi Rama me asgjë nuk mund të mbulojë armiqësinë e tij të egër ndaj veriut të Shqipërisë dhe zonave malore, sepse në vitin 2012, ne miratuam ligjin me të cilin përjashtuam investimet në të gjitha zonat malore nga taksat për 8 vite. Por nuk autorizuam veten të merrnim qoftë edhe një centimetër tokë nga dikush. Pra, ai që do bënte investimin, do e zgjidhte problemin me pronarët. Me këtë që po bën, vetëm po mbjell farën e armiqësive dhe vëllavrasjes. Unë ftoj investitorët të mos prekin tokën e tjetrit. Nuk ka moral kurrë t’i rrëmbesh tokën tjetrit.

Edhe ajo që është komunale, është vërtetë komunale. Ato që quhen bjeshkë, prona atje ka dy origjina. Njëra është private, por janë pakicë. Të tjerat janë komunale dhe kanë qenë të tilla në shekuj. Kjo do të thotë se komuniteti është pronari i tyre. Dhe ti, pa pëlqimin e atij komuniteti, duke qenë shtet, nuk mund të prekësh asnjë centimetër. Është tokë e atij komuniteti.

Ky po merr baronët e drogës dhe po i ndërsen kundër tokave të qytetarëve. Jo, ky është krim. Ky është krim! A e kuptoni, për 12 vite ai ka investuar në të gjitha rrethet e veriut më pak se në një rreth të kategorisë së tretë në zonat e tjera? Dhe tani flet për paketën e maleve.

Paketën e maleve e tregoi me Thethin, ku u soll më keq se çdo pushtues. Shkatërroi 100 objekte. Del në Sylvicë, ku patronazhistët spiunojnë dhe i prishin dikujt objektin, pa pasur asnjë plan. Sigurisht që duhet të ketë plan dhe sigurisht askush nuk mund të ndërtojë kudo që do. Jo. Duhet menduar perspektiva. Ato duhet të zhvillohen siç kanë qenë, me stane guri. Kanë qenë të sistemuara. Kanë pasur ujë, kanë pasur rrethimin. I kanë pasur të gjitha. Kanë qenë komunitete. Pra, po ta marrësh një fshat i vogël dhe i sistemuar. Kjo nuk do të thotë që të ndërtojnë kudo. Por kjo do të thotë që shteti të shpenzojë dhe të bëjë planin se ku do ndërtojnë.

Është fat i madh që po ndërtojnë shtëpi. Ky çon fadromat, se patronazhistët spiunojnë dhe u prishin punë, ua shkatërron për qëllime politike banesat në bjeshkë,” – tha ai.

“`

Scroll to Top