Rama për SPAK: Drejtësia ka punën e vet

Belinda Balluku në SPAK, vjen reagimi i parë i Edi Ramës (VIDEO)

Pas lajmit të bërë publik dje, ku u raportua se zv.kryeministrja Belinda Balluku është thirrur në SPAK ditën e hënë, reagimi i Edi Ramës nuk vonoi shumë, megjithëse ndoshta pa dëshirën e tij.

Kryeministri Rama u pyet mbi këtë çështje nga Deutsche Welle në margjinat e një samiti jashtë vendit. Lidhur me këtë situatë, Rama dha një përgjigje standarde, sikurse ka bërë edhe në raste të tjera kur persona nga rrethi i tij kanë pasur probleme me drejtësinë.

“Nuk kam asnjë koment për asnjë rast, sepse siç e kam thënë, ne kemi punën tonë, drejtësia ka punën e vet. Dhe derisa çështje të caktuara marrin formën e tyre të prerë, të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe të padënueshëm nga gjykata popullore e politikës dhe e mediave që i shërbejnë politikës”, u shpreh Rama gjatë një interviste për DW.

Scroll to Top