Kosova pa qeveri: Presidentja rifillon konsultimet pas dështimit

Kosova mbetet pa qeveri, ndërsa Presidentja Osmani do të rifillojë konsultimet me partitë politike.

Pas dështimit të votimit të Qeverisë së propozuar nga Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani do të duhet të zhvillojë sërish konsultime me partitë politike. Ajo do të kërkojë garanci për të siguruar 61 vota të nevojshme përpara se t’i japë mandatin për formimin e qeverisë dikujt tjetër.

Bekim Kupina, këshilltar për media, ka deklaruar se Presidentja Osmani do t’i ftojë partitë për konsultime brenda afateve kushtetuese dhe në përputhje me përgjegjësitë e saj ligjore. “Presidentja Osmani do t’i ftojë partitë politike për konsultime gjithsesi brenda afatit kushtetues dhe në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese,” tha Kupina.

Në seancën e zhvilluar, propozimi për qeverinë “Kurti 3” mori vetëm 56 vota pro, ndërsa 52 deputetë votuan kundër dhe 4 abstenuan, duke e bërë të pamundur formimin e qeverisë së re.

Scroll to Top