Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja: Gjon Shkambi kërkon lirimin në Apelin e Tiranës
Në Gjykatën e Apelit të Tiranës, ambient ku ndodhi ngjarja tragjike që tronditi sistemin e drejtësisë, sot në orën 10:00 pritet të zhvillohet seanca për Gjon Shkambin. Ai është xhaxhai i autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.
Shkambi, aktualisht i arrestuar me burg, kërkon lehtësimin e masës së sigurisë. Kërkesa e tij do të shqyrtohet nga gjyqtari Gent Shala.
Në të njëjtën seancë, do të shqyrtohet edhe ankimimi i Banush Koxhajt, një punonjës i sigurisë së gjykatës, i cili gjithashtu ndodhet nën hetim për ngjarjen e datës 6 tetor.
Ndërkohë, autori i vrasjes, Elvis Shkambi, 30 vjeç, nuk ka paraqitur apel për vendimin mbi masën e tij të sigurisë.
