Hën. Kor 16th, 2018

“A na duhen lojtarët me dy shtetësi?” Xhaka sulmon federatën e Zvicrës: Po kthehemi në epokën e gurit

36088343_1743008332414783_2244892552790540288_n

Deklaratat e Alex Miescher, sekretarit të përgjithshëm të federatës zvicerane për lojtarët me shtetësi të dyfishtë, nuk jamë pritur mirë nga Talulant Xhaka, futbollisti që festoi me simbolin e shqiponjës golin në Botëror kundër Serbisë.

Miescher, duke marrë shkas nga gjoba që FIFA vendosi për Xhakën dhe Shaqirin u shpreh: “A na duhen neve futbollistët me dy shtetësi në kombëtare?”

Për këto deklarat ka reaguar së fundmi vetë Xhaka, i cili u shpreh: “Miescher i ka zhgënjyer lojtarët aktualë dhe ata që do të vijnë. Pas simbolit të shqiponjës na siguroi mua dhe Shaqirin se do na mbronte, por ja çfarë ndodhi. Kuptoj nga fjalët e tij se nuk beson te futbollistët me dy shtetësi, por ne japim gjithçka për këtë fanelë”, ka thënë Xhaka.

Federata Zvicerane me shumë gjasë do të tërhiqet nga propozimi kontrovers.

“Rrënjët e mia janë në Kosovë, ashtu siç janë për Embolo’ në Kamerun, për Akanxhi në Nigeri, apo Rodrigez në Kili dhe Spanjë. Madje, edhe trajneri Petkoviç ka dy shtetësi. Me këto komente, sekretari i federatës na ka zhgënjyer dhe na ka kthyer në Epokën e Gurit”, shtoi Xhaka.

Pas kritikave të ashpra, Federata Zvicerane e Futbollit ka thënë se nuk është kundër shtetësive të dyfishta të lojtarëve dhe ka keqardhje për akuzat diskriminuese.

(InfoPasqyra/BW)