AAK fitore historike në zgjedhje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vlerësuar procesin zgjedhor si të suksesshëm dhe demokratik. Ai shprehu kënaqësi për rezultatet e arritura nga Aleanca në disa komuna, duke i cilësuar ato si një “fitore historike”.

Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, AAK ka shënuar fitore bindëse në Suharekë, Rahovec, Gjakovë, Deçan dhe Klinë. Gjithashtu, ekziston mundësia që gara të vazhdojë në raundin e dytë në disa komuna.

Haradinaj theksoi se AAK-ja ka kandiduar për kryetarë në 25 komuna dhe për asamble komunale në 28 komuna, duke shënuar rritje të numrit të asamblistëve.

Ai falënderoi komisionerët, vëzhguesit dhe qytetarët për mbështetjen e dhënë partisë gjatë këtij procesi.

Leave a Comment

Scroll to Top