Ngjarje e rëndë në Korçë: Një 12-vjeçare shtatzënë pas abuzimit nga një person i moshuar, mik i familjes
Një ngjarje e rëndë është zbuluar këtë të martë në fshatin Piskupat të Pogradecit. Një vajzë 12-vjeçare, pas një vizite mjekësore në spitalin e Korçës, ka rezultuar shtatzënë rreth 22 javëshe.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se e mitura është abuzuar seksualisht nga një person i moshuar, i cili njihet me familjen e saj.
Rasti u evidentua nga familja pasi vajza kishte pësuar ndryshime fizike, çka detyroi prindërit ta dërgonin në spital për ekzaminim. Pas vizitës u konfirmua shtatzënia e të miturës.
Mësohet se i dyshuari, rreth 70 vjeç, ka kërcënuar vazhdimisht të miturën për të mos folur për ngjarjen. Policia ka arrestuar të dyshuarin.
Aktualisht po kryhen veprimet hetimore dhe po merren në pyetje familjarët. Vajza ka pranuar ngjarjen në prani të psikologut.
I moshuari ka kryer marrëdhënie me të miturën në banesën e tij.
Më tej do të jepen detaje të tjera.
