Administratori i një portali arrestohet për gjobëvënie.
Elio Laze, administrator i një portali informativ, është arrestuar nga policia për veprën penale të gjobëvënië. Sipas burimeve policore, Laze i kishte kërkuar para Klaus Shaqirit, një zyrtar pranë Institutit të Shëndetit Publik (ISHP). Shaqiri ka qenë ai që ka bërë denoncimin në Policinë e Tiranës për ngjarjen.
Gjatë momentit të arrestimit, pranë shtetasit Elio Laze u gjet një shumë parash, të cilat janë sekuestruar nga policia. Ndaj tij rëndon akuza për “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”.
