Adrian Gashi është zgjedhur kryetari i degës së Partisë Demokratike në qytetin e Durrësit. Demokratët u thirrën në votim këtë të shtunë, proces që nisi në orën 08:00 në selinë e degës së PD-së në Durrës.
Gashi fitoi zgjedhjet me 586 vota nga anëtarësia. Kandidati tjetër, Erion Llukai, mori 268 vota.
