Nga piktura te pasioni për futbollin, moderatorja sportive që po shkëlqen në stadiumet shqiptare.
Një zemër e ndarë mes pikturës dhe futbollit. Moderatorja sportive, Aejda Durishti, me klasin dhe sharmin që e karakterizon, po “rrëmben skenën” në stadiumet shqiptare.
E diplomuar për pikturë dhe tekstile mode, Aejda, me finesën e një artisteje të vërtetë, kujdeset në detaje që të shkëlqejë jo vetëm në studion e emisionit “Ora Sport”, por edhe në tribunat e stadiumeve, ku shihet shpesh duke ushtruar punën e saj me profesionalizëm.
Ky angazhim në fushën e sportit nuk e pengon aspak bukuroshen e ekranit që të ruajë fokusin te piktura. prej kohësh, Aejda ka hapur edhe akademinë e saj, ku ofron kurse pikture, duke u shndërruar në një shembull frymëzimi për të gjithë të rinjtë, falë talentit dhe profesionalizmit që e karakterizon.
Edhe pse në një moshë të re, Aejda Durishti po hedh hapa të mëdhenj në karrierën e saj, ku sukseset duken të garantuara.
ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL
