Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindjes së Mesme.
Aeroplanmbajtësja USS George H.W. Bush, një bazë ajrore lundruese me kapacitet për mbi 80 avionë, është nisur drejt Lindjes së Mesme. Ajo do të vendoset nën Komandën Qendrore të SHBA-së, sipas raportimeve të CBS News. Ky dislokim vjen pas përfundimit të stërvitjes së planifikuar të grupit goditës të aeroplanmbajtëses, dhe pritet që ajo t’i bashkohet operacioneve amerikane në rajon, me fokus të veçantë në lidhje me Iranin.
Gjithashtu, dy shkatërrues me raketa të telekomanduara, USS Donald Cook dhe USS Mason, janë nisur këtë javë drejt Lindjes së Mesme. Ndërkohë, anija USS Ross ka lundruar nga SHBA, megjithëse destinacioni i saj nuk është bërë ende i ditur.
Sipas një raporti të Wall Street Journal, Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e dërgimit të 10,000 trupave shtesë në Lindjen e Mesme, në një periudhë kur zhvillohen negociatat indirekte me Iranin.
