Berisha: Aeroporti i Vlorës, aferë korrupsioni, lidhje familjare në projekt
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat e ka cilësuar ndërtimin e Aeroportit të Vlorës si një “çështje korrupsioni madhor”. Lideri i opozitës ngriti dyshime të forta për përfshirjen e zyrtarëve të lartë të qeverisë dhe lidhjet e tyre familjare në këtë projekt, i cili sipas tij, rëndon mbi shpatullat e qytetarëve më të varfër të Europës.
“Në këtë çështje ka korrupsion të rëndë, të hapur, të dokumentuar. A ka këtu interesa të agjenturës së huaj? A ka interesa të Taulant Ballës dhe Arbër Abazit, përveç Edi Ramës dhe Arben Ahmetajt? Po, sepse Arbri është dhëndri i Arbenit. Ka vajzën e tezes. Dhe kushërira e parë vjen pas vajzës. Është lidhje familjare direkte,” – u shpreh Berisha.
Duke iu referuar deklaratës për media, Berisha shtoi: “Kjo është kryekëput një çështje korrupsioni madhor, evident, që rëndon mbi shpatullat e qytetarëve më të varfër të Europës. A ka këtu interesa të agjenturës së huaj? A ka interesa të Taulant Ballës dhe Arbër Abazit përveç Edi Ramës dhe Arben Ahmetajt? Besoj e keni marrë vesh, Arbri është dhëndri i Arbenit. Ka vajzën e tezes. Vajza e tezes pas vetes vjen e dyta. Ajo është kushërirë e parë. Unë e kuptoj… Pra, është një vjedhje e tmerrshme, familjare, etj. Do i marrim vesh. Kjo është një çështje që… Sepse 130 milionë euro është një shumë e tmerrshme. Por do merret vesh në vazhdim.”