Die. Dhj 16th, 2018

Aeroporti i Vlorës, fillon ndërtimi në 2019-ën

TIRANË, 10 nëntor .- Kryeministri i vendit Edi Rama u shpreh sot se, ndonëse ka pasur një negociatë të vështirë për të finalizuar kontratën për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, vitin e ardhshëm do të fillojë ndërtimi i këtij aeroporti.

“Vitin e ardhshëm do të fillojë puna për ndërtimin e aeroportit në Vlorë. Brenda këtij mandati ne do ta bëjmë Vlorën me aeroport, padiskutim”, – deklaroi Kryeministri gjatë një takimi me qytetarë të Vlorës ku prezantoi buxhetin e vitit 2019, që i adresohet financimit të projekteve për zhvillimin e infrastrukturës.

Duke u fokusuam tek investimet në infrastrukturë, Kryeministri shprehu bindjen se ky zhvillim në Vlorë është fillimi i stadi të ri progresi që gjeneron më shumë mirëqenie, shërbime, të ardhura ekonomike dhe punësim. e.xh//e.caushi/

Kategori