Afati Deklaratave Tatimore Vjetore: 31 Marsi

31 Marsi, Afati i Fundit për Dorëzimin e Deklaratave Tatimore Vjetore

Administrata Tatimore rikujton tatimpaguesit për dorëzimin në kohë të deklaratave tatimore vjetore për vitin 2025, duke theksuar se afati përfundimtar është 31 marsi.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve inkurajon tatimpaguesit të dorëzojnë deklaratat para këtij afati, me qëllim shmangien e vonesave dhe vështirësive që mund të shkaktohen nga fluksi i madh në sistem gjatë ditëve të fundit të afatit të deklarimit.

Ky vit shënon një ndryshim të rëndësishëm, pasi për herë të parë afati i dorëzimit është unifikuar për të gjitha deklaratat vjetore. Ky unifikim përfshin:

  • Deklaratën e të ardhurave nga biznesi për personat fizikë.
  • Deklaratën e të ardhurave të korporatave për personat juridikë.
  • Deklaratën e të ardhurave personale për individët.

Deri më sot, numrat e dorëzimeve janë si më poshtë:

  • 79,925 tatimpagues kanë dorëzuar deklaratën për të ardhurat personale nga biznesi.
  • 15,306 tatimpagues kanë dorëzuar deklaratën mbi të ardhurat e korporatave.
  • Rreth 89,199 individë kanë dorëzuar deklaratën e të ardhurave vjetore personale.

Administrata Tatimore nënvizon rëndësinë e dorëzimit të hershëm për të:

  • Shmangur mbingarkesën e sistemit.
  • Evituar penalitetet për mosdeklarim ose deklarim të vonuar.
  • Siguruar përmbushjen e detyrimeve ligjore sipas legjislacionit tatimor në fuqi.

Tatimpaguesit mund të kontaktojnë Qendrën e Thirrjeve në numrin pa pagesë 0800 0002 për çdo informacion ose asistencë shtesë.

Scroll to Top