Agron Shehaj: Lufta kundër korrupsionit në rrezik në Shqipëri

Agron Shehaj, së bashku me deputetin Erald Kapri, zhvilluan një takim me ambasadorin e BE-së, Silvio Gonzato. Kreu i Partisë së Lirisë deklaroi se i ka komunikuar ambasadorit europian se Shqipëria nuk ka nevojë për reforma formale, por për mbrojtjen e drejtësisë.

Sipas Shehajt, SPAK-u po përballet me kërcënime për shkak të hetimeve ndaj zyrtarëve të korruptuar, ndërsa mazhoranca po tenton të pengojë punën e tij.

“Lufta kundër korrupsionit në rrezik! Në takimin me Ambasadorin e Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato, theksuam se Shqipëria nuk ka nevojë për reforma formale, por për drejtësi që i jep fund pandëshkueshmërisë në Shqipëri. SPAK-u është nën kërcënim sepse po heton të korruptuarit dhe mazhoranca po bën gjithçka që ta ndalojë”, shkroi Shehaj në Facebook.

Deputetët gjithashtu i kërkuan Gonzatos që firmat që po mbledhin në mbrojtje të drejtësisë t’i dorëzojnë në Parlamentin Europian.

Scroll to Top